AKTUALITET /

Vrau 42 vjeçarin në sy të fëmijëve dhe gruas, momenti i arrestimit të autorit në Berat (VIDEO)

Shkruar nga Versus

Vrau 42 vjeçarin në sy të fëmijëve dhe gruas, momenti

Policia ka publikuar në rrjete sociale pamjet e momentit kur arrestohet Kristo Mema, 63 vjeçari i cili vrau me thikë babain e dy fëmijëve në kalanë e Beratit pas një konflikti për fotot mbi kalin e tij.

Arrestimi i autorit të krimit tragjik u bë pas 4 orësh ndjekje. 63 vjeçari ishte fshehur në lagjen Kala praën vendit të quajtur ‘’Shpella e Memecit’’. Krimi i rëndë tronditi gjithë opinionin publik pasi ngjarja ku u vra 42 vjeçari ndodhi në sy të nënës, gruas dhe 2 fëmijëve të tij.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll