MAGAZINË /

Rikthim në shtëpinë e Big Brother VIP? Meriton Mjekiqi i habit të gjithë me përgjigjen

Meritoni u shpreh se rikthimi i tij në shtëpinë e Big Brother VIP, është diçka që mund të ndodhë.

Shkruar nga Versus

Rikthim në shtëpinë e Big Brother VIP? Meriton Mjekiqi i habit

Moderatori dhe ish-banori i “Big Brother VIP”, Meriton Mjekiqi, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra”. I pyetur nëse do të pranonte të rikthehej sërish në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë, Meriton nuk e përjashtoi mundësinë, duke lënë të kuptohet se një rikthim i tij do të varej nga rrethanat.

“Po, do të rikthehesha nëse do të kisha një arsye shumë të fortë. Do ta bëja, por jo siç e kam bërë më parë”- tha ai duke theksuar se eksperienca e kaluar i kishte mësuar shumë gjëra dhe se sot do ta përjetonte ndryshe.

Sa i takon marrëdhënies që pati me gazetaren Ilnisa Agolli, Meriton Mjekiqi zgjodhi të mos fliste rretha asgjëje që kishte lidhje me të. Versus.al

Poll