Greqi- Mikel Selimaj, 46 vjeçari që ekzekutoi me plumb në fytyrë shqiptarin tjetër Altin Arapaj 3 ditë më parë ka dhënë dëshminë e tij në gjykatë mbi ngjarjen e ndodhur.
Sipas tij, ai nuk ka patur dëshirë të kryente këtë krim dhe u justifikua duke thënë se të dy kishin qenë nën efektin e lëndëve narkotike.
“Të dy ishim nën efektin e drogës, nuk e kishim kuptuar se çfarë po ndodhte. Nuk doja ta vrisja Altinin”- tha thënë mes të tjerash autori.
Më herët, u njoftua arrestimi i dy personave të tjerë të akuzuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e Altin Arapajt i cili u gjet i pajetë në Rafina, pasi ishin në makinë në momentin kur viktima ishte qëlluar me armë zjarri.
Ka qenë bashkëshortja e 41 vjeçarit të vrarë ajo që ka zbardhur ngjarjen, pasi atë e kishte njoftuar vetë Arapaj i cili e kishte telefonuar pasi ishte qëlluar me plumb në faqe duke i thënë emrin e autorit. Më pas falë aplikacionit “Find my phone” u gjet vendndodhja e 41 vjeçarit i cili fatkeqësisht kishte ndërruar jetë.
Sipas dëshmisë së bashkëshortes së viktimës, vrasja kishte ndodhur për një keqkuptim lidhur me një banesë luksoze. Versus.al







