AKTUALITET /

Vrau ish-snajperistin në vitin 2019, Armando Marku vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës

Marku kërkohej nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar për përfshirje në vrasjen e një ish-snajperisti në qytetin Hartlepool të Anglisë, ngjarje që kishte ndodhur në vitin 2019.

Shkruar nga Versus
Vrau ish-snajperistin në vitin 2019,  Armando Marku vetëdorëzohet
Armando Marku

26-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Armando Marku, u vetëdorëzua këtë të martë në ambientet e Policisë së Tiranës.

Marku kërkohej nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar për përfshirje në vrasjen e një ish-snajperisti në qytetin Hartlepool të Anglisë, ngjarje që kishte ndodhur në vitin 2019.

Autoritetet britanike kishin lëshuar urdhër kërkimi ndërkombëtar ndaj tij si pjesë e hetimeve për këtë krim të rëndë.

Pas vetëdorëzimit, 26-vjeçari u shoqërua nga policia dhe pritet të ndiqen procedurat ligjore përkatëse./Versus.al

Poll