
Katër burra të tjerë janë nxjerrë nga shpella gjysmë e zhytur në Laos, ku kishin qenë të bllokuar për dhjetë ditë, njoftuan ekipet e shpëtimit, pasi personi i parë u shpëtua të premten, ndërsa dy të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.
“Katër persona janë nxjerrë”, tha zhytësi malajzian i shpëtimit Lee Kian Lie për AFP nëpërmjet Messenger. Faqja në Facebook e Thai Rescue Diver tregoi se “gjithsej pesë persona janë tashmë nxjerrë e janë të sigurtë; dy janë ende të zhdukur”
Shtatë fshatarë të zonës kishin hyrë në shpellë në kërkim të arit, por mbetën të bllokuar pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje të menjëhershme që bllokuan daljen e tyre, sipas mediave lokale.
Pesë nga burrat u gjetën të gjallë të mërkurën, të mbledhur në një bosht të ngushtë rreth 300 metra larg hyrjes së shpellës. Pamjet e filmuara nga zhytësit e shpëtimit i tregojnë ata të mbuluar me baltë dhe të rraskapitur, duke u ankuar për dhimbje gjoksi dhe uri. Dy anëtarët e tjerë të grupit mbeten të zhdukur.

