MAGAZINË /

Trump zbulon favoritin e tij: Ja kush do ta fitojë Kupën e Botës

Shkruar nga Versus
Trump zbulon favoritin e tij: Ja kush do ta fitojë Kupën e Botës
Donald Trump

Pak orë para finales së madhe të Botërorit 2026 mes Argjentinës dhe Spanjës, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë edhe parashikimin e tij për fituesin.

Gjatë një interviste, Trump u pyet se cila skuadër do të ngrejë trofeun në “MetLife Stadium”. Edhe pse pranoi se nuk ndjek nga afër futbollin, presidenti amerikan u shpreh se favorizon Argjentinën, kryesisht për shkak të Lionel Messit.

“Do të thoja Argjentina. Messi është një lojtar i madh”, ishte përgjigjja e Trump, duke vlerësuar ndikimin e kapitenit argjentinas në prag të finales.

Trump pritet të jetë i pranishëm në stadium për finalen dhe, së bashku me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, do t’i dorëzojë trofeun ekipit fitues.

Poll