
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do t'ju jap udhëzime agjencive federale, përfshirë departamentin e mbrojtjes, që të fillojnë “identifikimin dhe publikimin” e të dhënave qeveritare në lidhje me objektet fluturuese të paidentifikuara (UFO) dhe rreth formave të jetës jashtëtokësore
Trump nuk specifikoi nëse çfarë dokumetesh do të bëheshin publike, por shtoi se dosjet duhet të përfshijnë “çdo informacion tjetër të lidhur me këto çështje shumë komplekse, por jashtëzakonisht interesante dhe të rëndësishme”.
“Bazuar në interesin e jashtëzakonshëm të treguar, unë do t’i udhëzoj Sekretarit të Luftës dhe Departamenteve dhe Agjencive të tjera përkatëse që të fillojnë procesin e identifikimit dhe publikimit të dosjeve qeveritare që lidhen me jetën aliene dhe jashtëtokësore, fenomenet ajrore të paidentifikuara (UAP) dhe objektet fluturuese të paidentifikuara (UFO)”, tha Trump të enjten vonë në një postim në platformën e tij Truth Social.
Ky veprim duket se rrjedh nga një rritje e vëmendjes së publikut pas komenteve të fundit nga ish-Presidenti i SHBA-së Barack Obama, i cili u shpreh në një intervistë në podcast se ekzistojnë alienët por se ai personalisht nuk kishte parë asnjë të tillë dhe asnjë nuk po mbahej në objekte sekrete qeveritare.
Më vonë Obama publikoi një deklaratë në Instagram, duke sqaruar se çfarë nënkuptonte me komentet e tij, të cilat që atëherë janë bërë virale.
«Meqenëse ka tërhequr vëmendjen, më lejoni të sqaroj. Statistikisht, universi është aq i gjerë sa ka shumë mundësi që të ketë jetë atje jashtë», tha ai.
"Por distancat midis sistemeve diellore janë aq të mëdha saqë shanset që të na kenë vizituar alienët janë të ulëta, dhe unë nuk pashë asnjë provë gjatë presidencës sime që jashtëtokësorët të kenë pasur kontakt me ne. Vërtet!"/Versus.al

