Në një skenë që ka habitur miliona njerëz në rrjetet sociale, një funeral në Peru është kthyer në një spektakël të pazakontë mes kërcimeve, muzikës reggaeton dhe brohorimave.
Videoja, e ngarkuar më 6 korrik nga këngëtari peruan El Cangri del Callao, tregon një grua të re, e veshur me të zeza – e identifikuar si e veja e të ndjerit – teksa bën “twerk” pranë arkivolit të hapur të bashkëshortit të saj. Ndërkohë, të pranishmit e tjerë duartrokasin dhe ngrenë zërin mes atmosferës që duket më shumë si një festë sesa një ceremoni lamtumire.
View this post on Instagram
Në një tjetër klip nga i njëjti event, gjashtë burra lëkundin arkivolin në mënyrë ritmike, duke kërcyer përreth tij në një sallë të mbushur me njerëz.
Pamjet, që janë bërë virale me mbi 4 milionë shikime në Instagram, kanë nxitur diskutime të shumta: disa e quajnë shfaqjen mosrespektuese, të tjerë e shohin si një mënyrë autentike për të nderuar jetën dhe shpirtin e të ndjerit.
Këngëtari El Cangri del Callao, i ftuar më pas në një emision televiziv kombëtar, shpjegoi se kjo formë e pazakontë e ceremonisë është rezultat i kërkesave gjithnjë e më të shpeshta nga familjarët e të ndjerëve që duan ta përjetojnë dhimbjen “në mënyrën e tyre”.
“E nisa me festa, por njerëzit nisën të më kërkonin edhe për lamtumirat… ata donin që të dashurit e tyre të përcilleshin me muzikë, jetë dhe emocione, jo vetëm me lot,” u shpreh ai.
Pavarësisht polemikave, rasti i fundit nga Peruja hap një debat më të gjerë mbi mënyrat se si kultura të ndryshme përjetojnë pikëllimin dhe shprehin dashurinë për të ikurit — edhe nëse kjo vjen në formën e kërcimit. /Versus.al/







