BOTA /

Izraeli: Po presim dritën jeshile të Trump për ta dërguar Iranin në Epokën e Gurit

Izraeli me armë në këmbë, pavarësisht armëpushimit. "Ne jemi të gatshëm për veprime mbrojtëse dhe sulmuese," tha Israel Katz.

Shkruar nga Versus

Izraeli: Po presim dritën jeshile të Trump për ta dërguar

Izraeli është gati të rifillojë luftën kundër Iranit dhe po pret dritën jeshile nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump për ta kthyer Iranin në "Epokën e Gurit", tha Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, në një videomesazh të publikuar sot.

"Forcat e armatosura izraelite janë gati, si në mbrojtje ashtu edhe në ofensivë, dhe objektivat në Iran janë përcaktuar", tha ai. "Ne po presim dritën jeshile nga SHBA-të, kryesisht për të përfunduar eliminimin e dinastisë Khamenei" dhe për ta "kthyer Iranin në Epokën e Gurit", tha Ministri Izraelit i Mbrojtjes.

Poll