
Deputetët e Kosovës do të mblidhen për të 18-ën herë për të konsitutuar Kuvendin e Kosovës. Seanca pritet të nisë rreth orës 10:30, për konstituimin e përbërjes së nëntë parlamentare.
Në seancën e 17-majit kryesuesi, Avni Dehari kërkoi prej partive politike të propozojnë nga një përfaqësus për mbarëvajtjen e votimit të fshehtë për të zgjedhur kryeparlamentarin e ri.
Ky propozim u refuzua nga partitë opozitare, PDK, LDK, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe lista Serbe, me argumentin se Vetëvendosja tregon se nuk e ka prioritet konstituimin.
Në mungesë të zgjidhjes, presidentja Vjosa Osmani nuk e ka përjashtuar mundësinë që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. E në këtë gjykatë, ditë më parë e ka dërguar një kërkesë edhe AAK-ja.
Kujtojmë se zgjedhjet në Kosovë u mbajtën në 9 shkurt 2025, ku kryeministri i Kosovës nuk arriti dot të sigurojë votat e mjaftueshme për të formuar qeverinë pa një koalicion.







