Kërkimet për 45-vjeçarin që qëlloi dhe vrau katër persona në një bar në Anaconda, Montana , vazhdojnë për të dytën ditë në një zonë malore të Montanës perëndimore.
Michael Paul Brown , një veteran i ushtrisë, iku nga bari me një kamionetë të bardhë që më vonë e braktisi. Autoritetet besojnë se ai është i armatosur dhe konsiderohet jashtëzakonisht i rrezikshëm.
Baristi dhe tre klientë , me shumë mundësi të vetmit në bar në atë kohë, u vranë nga plumbat e Brown .
Personi i armatosur, i cili jetonte ngjitur me barin, nuk duket se ka pasur ndonjë armiqësi të mëparshme me viktimat.
The Montana Division of Criminal Investigation released the following photo of 45-year-old Michael Brown fleeing The Owl Bar on Friday after the shooting. Officials are searching for Brown near Anaconda and urge residents in the area to stay vigilant.
— NBC Montana (@NBCMontana) August 2, 2025
https://t.co/rqUtvv5a33 pic.twitter.com/z9Kk9ezZU6
Ai ishte anëtar i ekuipazhit të një tanku nga viti 2001 deri në vitin 2005, përfshirë një vit në Irak. Më vonë ai u bashkua me Gardën Kombëtare të Montanës dhe u largua nga ushtria në vitin 2009.
Mbesa e të atentatorit tha se Brown kishte probleme të shëndetit mendor prej kohësh. / VERSUS







