AKTUALITET /

Sherr me thika mes të rinjve në Vlorë, dy të plagosur

Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka përfunduar me dy persona të plagosur, njëri prej të cilëve ka marrë goditje të rënda me thikë në trup dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore të specializuar.

Shkruar nga Versus

Sherr me thika mes të rinjve në Vlorë, dy të plagosur

Një përplasje e dhunshme mes disa të rinjve ka tronditur mbrëmjen e kësaj të shtune lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në një nga blloqet kryesore të banimit, në zemër të qytetit, dhe ka degjeneruar në përdorimin e mjeteve të mprehta.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka përfunduar me dy persona të plagosur, njëri prej të cilëve ka marrë goditje të rënda me thikë në trup dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore të specializuar. I plagosuri tjetër ka pësuar plagë më të lehta dhe gjithashtu ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku kanë shoqëruar dy persona të dyshuar si të përfshirë në konflikt. Paraprakisht, dyshohet se përplasja mes të rinjve ka ndodhur për motive të dobëta.

Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur plotësisht dinamikën dhe shkaqet e incidentit, ndërkohë që siguria në zonë është rikthyer pas ndërhyrjes së policisë.

Poll