MAGAZINË /

VIDEO / Turqi, aeroplani rrëzohet sapo ajo thotë “Po”... Propozimi për martesë kthehet në katastrofë

Një aeroplan i vogël i tipit “Ultra Light” u rrëzua në një plantacion agrumesh, gjatë një fluturimi të organizuar enkas për një propozim romantik martese.

Shkruar nga Versus

VIDEO / Turqi, aeroplani rrëzohet sapo ajo thotë “Po”...

Ajo që nisi si një çast magjik dashurie në lartësi, përfundoi në një dramë ajrore që tronditi qytetin e Adanës në Turqi. Një aeroplan i vogël i tipit “Ultra Light” u rrëzua në një plantacion agrumesh, gjatë një fluturimi të organizuar enkas për një propozim romantik martese.

Ngjarja ndodhi në zonën Yüreğir, pranë pistës “Kelaynak”, ku 39-vjeçari Burak Yürekli, pilot dhe mik i çiftit, kishte marrë në bord të rekrutën Şeyda Doğan. I dashuri i saj, nga toka, priste me emocion momentin kur do t’i propozonte për martesë në mënyrë të pazakontë përmes një radiolidhjeje në ajër.

Pamjet e filmuar nga të pranishmit shfaqin momentin kur zëri i dridhur i të dashurit i drejtohet Şeydas: “Do të martohesh me mua?” Dhe me një buzëqeshje të ndritshme dhe një “Po!” të pëshpëritur nga qielli, zemrat e të gjithëve u mbushën me emocion.

Por vetëm pak çaste më vonë, ëndrra u kthye në makth. Avioni humbi kontrollin dhe u rrëzua mes pemëve të portokallit, përballë syve të habitur e të tmerruar të dëshmitarëve.

Të dy personat në bord; piloti Yürekli dhe e reja e emocionuar që sapo kishte pranuar propozimin; mbetën të plagosur rëndë dhe u transportuan me urgjencë në Spitalin Universitar të Adanasë. Sipas burimeve spitalore, gjendja e tyre është e rëndë, por po monitorohen nga ekipet mjekësore me përkushtim të lartë.

Ngjarja tronditëse ka ngjallur një reagim të madh në rrjetet sociale, ku dashuria, aventura dhe pragtragjedia u ndërthurën në një mënyrë kaq të pazakontë dhe e gjitha e dokumentuar dhe me video.

 

Poll