BOTA /

Nuk formohet komisioni për votimin e fshehtë, dështon për të 15-ën herë konstituimi i Kuvendit në Kosovë

Kosova prej 4 muajsh që nga përfundimi i zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, ende nuk e ka arritur konstituimin e institucioneve.

Shkruar nga Versus

Nuk formohet komisioni për votimin e fshehtë, dështon për

Për të 15-tën herë ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës duke e thelluar edhe më tej krizën institucionale të vendit kur kanë kaluar disa muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Mësohet se edhe këtë herë ka ndodhur i njëjti skenar. Propozimi i Vetëvendosjes për të formuar një komision të parlamentar që të mundësojë realizimin e votimit të fshehtë për emrin e Albulena Haxhiut si kryeparlamentare, nuk është pranuar.

Vendi tashmë ka hyrë në muajin e katërt pas zgjedhjeve parlamentare dhe ende nuk janë konstituuar institucionet. LDK nuk ka pranuar ftesën e bërë nga Lëvizja Vetëvendosje për koalicion qeverisës dhe ka kërkuar krijimin e një qeverie tranzitore për ta çuar Kosovën në zgjedhje të parakohshme. Versus.al

Poll