BOTA /

Skandal në Partinë Popullore të Spanjës: Ish-Ministri i Financave akuzohet për korrupsion me vlerë miliona dollarë

Ish-ministri dhe 27 bashkëpunëtorë të tij akuzohen se kanë marrë një total prej 11 milionë eurosh midis viteve 2008 dhe 2015.

Shkruar nga Versus

Skandal në Partinë Popullore të Spanjës: Ish-Ministri i

Edhe pse Partia Popullore e Spanjës, e cila luan rolin e opozitës, akuzon kryeministrin Pedro Sanchez për një sërë skandalesh financiare dhe taktikash të gabuara të manipulimit politik në probleme të ndryshme sociale të vendit, ajo gjithashtu ka një 'abses' të thellë të quajtur Cristobal Montoro dhe ai është ish- Ministri i Financave i Spanjës nën qeverinë e Mariano Rajoy.

Ish-ministri akuzohet për mashtrim prej miliona eurosh, pasi kishte themeluar një firmë avokatie që ishte e lidhur me Ministrinë e Financave dhe bënte transaksione financiare me kompani të gazit natyror, si dhe të tjera që lidheshin me sektorin e energjisë. Këto kompani u trajtuan më mirë nga qeveria në atë kohë.

Siç shkruan Guardian, Montoro dhe 27 bashkëpunëtorë të tjerë akuzohen se kanë marrë një total prej 11 milionë eurosh midis viteve 2008 dhe 2015.

Sipas hetimit policor të kryer nga gjyqtari Rubén Rús, “ekipi i Ministrit mori komisione të mëdha në këmbim të ndikimit në pushtetet legjislative dhe ekzekutive ”nën qeverinë e kryeministrit të atëhershëm Mariano Rajoy, duke shtuar se “zyra ishte thjesht një mjet për të hyrë në Ministrinë e Financave”.

Në raportin e tij, gjyqtari komentoi se kompanitë e gazit “u përpoqën të ndikonin në legjislacion në përputhje me interesat e tyre duke përdorur lobe të ndryshme, por pa sukses” dhe ia dolën vetëm kur ndërmjetësi ishte ekipi financiar i Montoros.

“Brenda një kohe të shkurtër dhe pa asnjë arsye të dukshme, ata arritën reformat e dëshiruara legjislative”, kryesisht në formën e detyrimeve më të ulëta tatimore, përfundoi ai.

Gjithashtu pretendohet se Montoro kishte akses personal në dosjet konfidenciale tatimore të kundërshtarëve politikë në partinë e tij, përfshirë Esperanza Aguirre, ish-presidenten e Madridit, si dhe disa gazetarë dhe personazhe të famshëm, përfshirë yllin e tenisit Rafael Nadal, koleksionisten e artit dhe personalitetin e shquar Carmen Thyssen, dhe Jordi Pujol Ferusola, djalin e ish-presidentit katalanas Jordi Pujol, i cili ishte nën hetim për korrupsion.

Rajoy thuhet se ishte informuar për aktivitetet e Montoros, por nuk u ndërmor asnjë veprim.

Montoro dha dorëheqjen nga Partia Popullore të enjten e kaluar dhe lëshoi një deklaratë duke thënë se "nuk ka prova për asnjë nga akuzat".

Poll