BOTA /

Skandal në Tajlandë: 35-vjeçarja joshte murgj budistë, kryente marrëdhënie intime dhe i shantazhonte për miliona euro

Rasti ka tronditur institucionet budiste në vend dhe ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik, pasi të paktën nëntë abatë dhe murgj të lartë janë shkarkuar dhe përjashtuar nga radhët e klerit, sipas Byrosë Qendrore të Hetimeve të Policisë Mbretërore të Tajlandës.

Shkruar nga Versus

Skandal në Tajlandë: 35-vjeçarja joshte murgj budistë,

Një grua 35-vjeçare, Wilawan Emsawat, e njohur me pseudonimin “Sika Golf”, është arrestuar në Tajlandë pasi akuzohet se ka pasur marrëdhënie seksuale me 13 murgj budistë, i ka filmuar fshehurazi dhe më pas i ka shantazhuar për shuma të mëdha parash.

Policia thotë se ajo ka përfituar mbi 10 milionë euro përmes zhvatjes, ndërsa nga telefonat e saj janë sekuestruar foto dhe video komprometuese ku murgjit shfaqen me rrobat e tyre tradicionale. Hetimi çoi në përjashtimin nga urdhri manastiror të 9 prej tyre, dhe numri i të përfshirëve pritet të rritet.

Rasti doli në dritë pas zhdukjes së një abati të njohur në Bangkok, i cili më vonë rezultoi se ishte shantazhuar nga Wilawan pasi refuzoi t’i paguante 206,000 euro me pretendimin se ajo ishte shtatzënë.

Një tjetër murg pranoi se i kishte dhuruar Wilawan një makinw gjatë lidhjes së tyre, duke shtuar se u shkatërrua kur zbuloi se kishte një aferë me një murg tjetër. Kur ai e pyeti për këtë, ajo dyshohet se filloi ta shantazhonte për para.

Sipas hetimeve, Wilawan ka pasur transaksione bankare mbi 10 milionë euro në tre vitet e fundit, shumë prej të cilave dyshohet se vijnë nga fondet e tempujve. Ajo akuzohet edhe për pastrim parash dhe shpenzime të mëdha në faqe të paligjshme të lojërave të fatit./Versus.al

 

Poll