BOTA /

Të paktën 4 të vdekur nga shembja e një landfilli në Filipine, më shumë se 30 të zhdukur

Një katastrofë e tmerrshme në Cebu: Shpresat për gjetjen e të zhdukurve ende të gjalla vazhdojnë

Shkruar nga Versus

Të paktën 4 të vdekur nga shembja e një landfilli në

Numri i viktimave nga shembja e një landfilli - vendgrumbullimi mbetjesh në qytetin CEBU të Filipineve ka arritur në 4 persona, njoftoi një zyrtar të shtunën, ndërsa përpjekjet për shpëtim vazhdojnë për dhjetëra të tjerë që ende janë të zhdukur.

Landfilli Binaliw në qytetin Cebu u shemb të enjten, kur në vendin e ngjarjes ndodheshin 110 punëtorë. Dëme të mëdha janë shkaktuar nga shembja, me disa struktura dhe objekte të dëmtuara brenda landfillit. Kryetari i qytetit Cebu, Nestor Archival, njoftoi përmes një postimi në Facebook të shtunën se numri i viktimave kishte arritur në katër dhe 12 të tjerë ishin dërguar në spitale për trajtim mjekësor.

“Autoritetet konfirmuan se janë zbuluar shenja jete në zona të caktuara, çka kërkon vazhdimin e ekskavimit me kujdes të 50 ton mbetjeve,” shkroi Archival.

Në raportin e ditës së premte, ishin 36 të zhdukur, ndërsa nuk ka pasur ende një përditësim të numrit të të zhdukurve. Familjet e punëtorëve që janë ende të zhdukur kanë mbetur të shpresojnë të shtunën se ata do të gjenden ende të gjallë.

 

Tags:

filipine

Poll