MAGAZINË /

Stine trondit Big Brother VIP: “Jam në vendin e gabuar...” Këngëtari largohet papritur nga shtëpia -VIDEO

“Big Brother-i im është familja” – deklarata emocionale që mbylli rrugëtimin e tij në BBV 5

Shkruar nga Versus

Stine trondit Big Brother VIP: “Jam në vendin e gabuar...”

Këngëtari Stine ka marrë një vendim të papritur duke braktisur përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, vetëm pak javë pas hyrjes në lojë. Në nisje të spektaklit të së shtunës, ai u shfaq i qetë, por i vendosur, duke deklaruar se nuk ka më asnjë arsye për të vazhduar garën.

“E kam thënë disa herë arsyen. Nuk kam më arsye të rri këtu. Atë arsye që kisha kur hyra nuk e kam më. Hyra thjesht për të luajtur, por më ka ikur dëshira e lojës. Jam në vendin e gabuar”, u shpreh Stine, duke shtuar se përpjekjet për t’u ambientuar kanë qenë të kota.
“Është diçka me veten time, nuk ka lidhje me askënd tjetër”, theksoi ai.

Deklarata e tij hapi debat në studio. Opinionisti Arbër Hajdari u shpreh se Stine kishte ende arsye për të qëndruar në shtëpi, duke theksuar se loja nuk është vetëm strategji, por edhe marrëdhënie njerëzore.
“Kur thua nuk dua të luaj, mund të jesh thjesht njeri”, tha Hajdari.

Por Stine ishte i prerë:
“Nuk dua ta ekspozoj më shumë se kaq njeriun. Kaq është.”

I pyetur nëse ndihej i papërshtatshëm për dinamikat me banorët e tjerë, këngëtari u përgjigj pa hezitim:
“Po, ndoshta edhe po. Nuk është çudi. Big Brother-i im është koha që do harxhoj me familjen time, vajzën dhe gruan time.”

Me këtë deklaratë emocionale, Stine i dha fund aventurës së tij në BBV 5, duke lënë pas një largim që pritet të ndezë diskutime të forta mes publikut dhe fansave të spektaklit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Poll