BOTA /

Trump: Kam rënë dakort të flas me udhëheqësit e rinj të Iranit!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë të ditur se do të zhvillojë biseda me udhëheqësit e rinj të Iranit, duke theksuar se kjo hapje dialogu ishte e nevojshme shumë më herët.

Shkruar nga Versus
Trump: Kam rënë dakort të flas me udhëheqësit e rinj
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë të ditur se do të zhvillojë biseda me udhëheqësit e rinj të Iranit, duke theksuar se kjo hapje dialogu ishte e nevojshme shumë më herët.

“Ata duan të flasin, dhe unë kam rënë dakord të flas me ta. Duhet ta kishin bërë më shpejt. Duhet ta kishin pranuar atë që ishte shumë praktike dhe e lehtë për t’u realizuar. Pritën shumë gjatë”, tha Trump.

Ai shtoi se një marrëveshje mund të ishte arritur më herët dhe kritikoi vonesën: “Mund të kishin arritur një marrëveshje. Duhet ta kishin bërë më shpejt. U sollën me shumë zgjuarsi. Shumë prej tyre nuk janë më me ne”, përfundoi kreu i Shtëpisë së Bardhë./Versus.al

Poll