BOTA /

U bë e njohur pas videove s*ksuale me këshilltarin e presidentit, politikania malazeze Mirjana Pajkoviç hap Only Fans

Mirjana Pajkoviç, një figurë e njohur nga Mali i Zi, ka vendosur të hapë një profil në platformën “OnlyFans”, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e mediave dhe publikut.

Shkruar nga Versus
U bë e njohur pas videove s*ksuale me këshilltarin e presidentit,
Mirjana Pajkoviç

Mirjana Pajkoviç, një figurë e njohur nga Mali i Zi, ka vendosur të hapë një profil në platformën “OnlyFans”, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e mediave dhe publikut.

Ajo ka konfirmuar se ky vendim erdhi si një mënyrë për të siguruar të ardhura shtesë dhe për të pasur më shumë kontroll mbi përmbajtjen që publikon. Sipas saj, platforma i jep mundësinë të komunikojë drejtpërdrejt me ndjekësit dhe të ndajë materiale ekskluzive kundrejt pagesës.

Pajkoviç ka theksuar se përmbajtja që do të publikojë nuk do të jetë domosdoshmërisht eksplicite, por më shumë e orientuar drejt fotosesioneve artistike, momenteve nga jeta e përditshme dhe materialeve që nuk i ndan në rrjetet e tjera sociale.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se tashmë ka hapur profilin dhe ka nisur ta promovojë atë në rrjetet sociale, duke ftuar ndjekësit të abonohen për të parë përmbajtjen e saj.

Vendimi i saj ka shkaktuar reagime të shumta në publik. Një pjesë e ndjekësve e kanë mbështetur hapin e saj, duke e konsideruar si një zgjedhje personale dhe një mënyrë moderne për të fituar të ardhura, ndërsa të tjerë kanë shprehur kritika.

Megjithatë, Pajkoviç duket e vendosur në zgjedhjen e saj, duke theksuar se është e lirë të bëjë atë që dëshiron me imazhin dhe jetën e saj.

Kujtojmë se në janar 2026 shpërtheu një skandal i madh në Mali i Zi pas publikimit të videove intime që përfshinin Pajkoviç dhe Dejan Vuksiç.

Të dy dhanë dorëheqje nga postet shtetërore pas publikimit të materialeve.

Pajkoviç pretendon se është viktimë e “revenge porn” dhe shantazhit, ndërsa Vuksiçi mohon akuzat dhe ka bërë kundërkallëzim. Prokuroria ka hapur hetime për shpërndarjen e paautorizuar të materialeve intime./Përshtati në shqip Versus.al

U bë e njohur pas videove s*ksuale me këshilltarin e presidentit,

U bë e njohur pas videove s*ksuale me këshilltarin e presidentit,

 

 

Poll