
Një moment i veçantë u regjistrua sot në Sheshin e Shën Pjetrit, ku papa Leoni XIV nxitoi në ndihmë të një burri që i kishte rënë të fikët teksa qëndronte në radhë për t'i shtrënguar duart Papës.
Papa u gjunjëzua pranë burrit ndërsa stafi i Vatikanit i dha ndihmën e parë pelegrinit të sëmurë. Kur Prevost u kthye për të përshëndetur turmën, shpëtimtarët e morën burrin me një karrige me rrota, duke e mbrojtur nga dielli me një ombrellë.
View this post on Instagram

