
Pas mbylljes së finales së Ligës së Kampionëve, mbrëmjen e së shtunës dhe mëngjesin e sotëm janë regjistruar përleshje me policinë dhe arrestime në Paris të tifozëve pas festimeve të çmendura të tyre.
Deri në orën 03:00 të mëngjesit të së dielës, 416 persona u arrestuan, 283 prej të cilave në Paris.
Shtatë oficerë policie u plagosën gjithashtu, njëri rëndë, në qytetin jugperëndimor të Agen.
Skena në kryeqytetin francez u shndërrua shpejt në një luftë, pasi festimet e tërbuara të tifozëve të ekipit francez i lanë vendin incidenteve të para, me situatën që u përshkallëzua gradualisht, me Policinë që ndërhyri dinamikisht në shumë raste.
Bllokime rrugësh me qindra biçikleta elektrike, zjarre në kazanë dhe beteja trup më trup me policinë krijuan një skenë me tension të madh, me natën që premtonte të ishte veçanërisht e mbushur me ngjarje.
Në të njëjtën kohë, kompania përgjegjëse njoftoi tërheqjen e të gjithë autobusëve që operonin në qendër të qytetit. Versus.al
This is Paris tonight
— Visegrád 24 (@visegrad24) May 30, 2026
???????? pic.twitter.com/4rOJb4oV1l
Migrants attacking firemen with fireworks in Paris tonight
— Visegrád 24 (@visegrad24) May 30, 2026
???????? pic.twitter.com/FiW53f8Tcm

