BOTA /

VIDEO/ Me dhjetëra makina të blinduara, Putin niset drejt Alaskës për takimin me Trump

Vetëm pak orë na ndajnë nga takimi historik mes Putin dhe Trump në Alaskë.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Me dhjetëra makina të blinduara, Putin niset drejt Alaskës

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është nisur drejt Shteteve të Bashkuara për samitin historik me presidentin amerikan, Donald Trump, i cili do të mbahet në Alaskë në orën 21:30 me kohën e Evropës.

Ai shihet se po shoqërohet me masa të rrepta sigurie dhe një autokolonë të blinduar që ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut.

Pamjet filmike të publikuara nga burime ndërkombëtare tregojnë momentin kur presidenti rus udhëton me një limuzinë të zezë të blinduar, e rrethuar nga një autokolonë mbresëlënëse me dhjetëra automjete. Kolona lëviz me shpejtësi në rrugë të mbyllura për qarkullimin e lirë, të cilat janë siguruar më parë nga forcat vendore dhe federale amerikane. Versus.al

Poll