
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mandatuar sot Albin Kurtin si kryeministër për të formuar qeverinë e re që do të drejtojë vendin.
“Sot, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, kam caktuar Kryeministrin Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. I uroj suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ju priftë e mbara!“-shkruan Osmani.
Më herët u krye konstituimi i Kuvendit ku u zgjodh kryeparlamentare Albulena Haxhiun e cila mori 66 vota pro. Versus.al


