BOTA /

E rëndë në Kosovë/ Nëna gjen foshnjën 7 muajsh të vdekur, ende nuk dihen shkaqet

Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në Fushë-Kosovë, ku nëna pasi është zgjuar nga gjumi ka vërejtur se vajza e saj 7 muajshe është e vdekur.

Shkruar nga B.SH

E  rëndë në Kosovë/ Nëna gjen foshnjën 7 muajsh

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, teksa një foshnjë vetëm 7 muajshe ka ndërruar jetë.

Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në Fushë-Kosovë, ku nëna pasi është zgjuar nga gjumi ka vërejtur se vajza e saj 7 muajshe është e vdekur.

Ajo ka bërë menjëherë denoncimin në polici, teksa ende nuk dihet shkaku i vdekjes së foshnjës.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, derisa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të kryer autopsinë që do zbulojë dhe shkakun e vdekjes. .

“HETIM MBI VDEKJEN – Fushë Kosovë 26.07.2024 – 08:00. Një femër kosovare ka njoftuar se pasi është zgjuar nga gjumi ka vërejtur se vajza e saj 7 muajsh ishte pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raport.

Poll