
Ambientalisti dhe inxhinieri i njohur Sazan Guri ka bërë një lajmërim të fortë në rrjetet sociale, duke pretenduar se avokati dhe një nga kritikët e zëshëm të qeverisë, Altin Goxhaj, është "arrestuar" nga persona pa uniformë, por të prezantuar si punonjës policie.
Sipas Sazan Gurit, asnjë nga komisariatet e Tiranës nuk ka bërë asnjë reagim dhe pavarësisht interesimit të tyre, nuk kanë dhënë asnjë informacion nëse Altin Goxhaj ndodhet në stacionet policore apo është marrë peng.
"Lajm i kobshem! Thone qe avokati dhe zeri i forte e kritik i qeverise Altin Goxhaj eshte arrestuar nga nje grup ne emer te policise, por pa uniforme policie, dhe askush nga komisiaratet nuk te thote nje fjale?!!?", shkruan Sazan Guri.

Por burime për Versus.al thonë që Goxhaj ndodhet në Komisariatin numër 2 por ende nuk dihen arsyet e shoqërimit./Versus.al

