AKTUALITET /

Detaje tronditëse nga vdekja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, miku i saj: Nëna e Myrtos ishte në detyrë në spital natën fatale

E thirrën të shkonte në urgjencë dhe ajo iku pa e imagjinuar se çfarë do të shihte - Çfarë zbuloi shoku i saj

Shkruar nga Versus
Detaje tronditëse nga vdekja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi,
Myrto me nënën e saj

Lajmi për vdekjen e 19-vjeçares shqiptare, Myrto në Kefalonia ka tronditur Greqinë, jo vetëm për fundin e saj tragjik, por edhe për rrethanat në të cilat humbi jetën një vajzë e re me plot ëndrra dhe perspektiva.

Por ironia tragjike qëndron në faktin që nëna e saj ishte në detyrë në spital natën fatale dhe e pa vajzën e saj të vdekur.

Një nga miqtë e dashur të Myrtos ka folur për median greke protothema.gr  për një vajzë plot mirësi dhe butësi.

" Kështu do ta kujtojmë me një buzëqeshje ", thotë ai, që ende nuk mund ta besojë se ka humbur një mikeshë të mirë duke zbuluar dhe ironinë tragjike me nënën e 19-vjeçares.

Miku i 19-vjeçares tha se nëna e Myrtos, e cila punon si infermiere me kohë të plotë në spitalin e Kefalonisë, u thirr në urgjencën e spitalit natën fatale pa e ditur se çfarë do të gjente.

Atje, ajo u përball me pamjen më mizore, duke parë vajzën e saj të vdekur.

Ndërsa motra e 19 vjeçares ka shpërthyer ndaj komenteve negative në lidhje me paraqitjen e të ndjerës. 

Në mesazhin e saj ajo i është lutur njerëzve të ndalojnë së komentuari se çfarë kishte veshur Myrto dhe nëse kishte buzë të fryra, por të përqendroheshin në thelbin e çështjes, që është se një vajzë e re humbi jetën.

“Nuk e di se çfarë është shkruar në dosjën e çështjes dhe nuk mund të akuzoj sepse jam e lënduar, por ka një krim, një gabim, një situatë të keqe”, tha ajo dhe shtoi:

“Problemi juaj është të uleni dhe të komentoni në rrjetet sociale, se kjo vajzë kishte fryrë buzët? Se vinte e ikte? Ky është problemi? Apo se ka njerëz që e braktisën dhe ajo vdiq? Duhet të turpëroheni. Ne ulemi dhe u kushtojmë vëmendje gjërave që duhet t’i injorojmë në këtë moment. Ne ulemi dhe u japim vlerë njerëzve, shpirtrat e të cilëve ekzistojnë vetëm për të bërë baltë”./Versus.al

Poll