Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në kanalet e saj të komunikimit ka publikuar pamjet e para nga aeroporti i Vlorës.
Sipas zv/ministres brenda tre ditësh do të ulet dhe avioni i parë në pistë e aeroportit më i madhi në vend.
‘Mirëmëngjes nga aeroporti më i madh i shqiptarëve, edhe 3 ditë nga ulja e avionit të parë në pistë’ shkruan zv/kryeministrja Balluku në postim.
Ditë më parë Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror, IATA ka vlerësuar aplikimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe i ka vendosur kodin për aeroportet dhe shitjen e biletave: VLO.
Ky aeroport do të jetë porta e hyrjes në Jugun e Shqipërisë dhe porta e zhvillimit të turizmit.
Ai do të funksionojë me 3 modele biznesi: aviacion civil, mirëmbajtje e avionëve dhe një kargo e mirëfilltë dhe do të shtihet në 22 mijë metra katrorë terminal.
Sipas Unionit turistik Shqiptar, sezonin veror të këtij viti ky aeoport do të funksionojë vetëm për avionët charter me turistë.
Dhe në bazë të kontratave që janë lidhur avioni i parë me turistë pritet që të ulet më 8 Qershor.
Ndërkohë që minimalisht sipas kontratave paraprake që jnë lidhur me agjencisë turistike, në Aeroportin e Vlorës gjatë një jave do ulen 4 avionë charter./Versus.al
View this post on Instagram








