
Mbi 5,000 banorë në Hawaii janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të një stuhie të rrëmbyeshme që po përfshin arkipelagun dhe që mund të shkaktojë përmbytjet më të mëdha në 20 vitet e fundit.
Sipas Rick Blangiardi, kryetarit të bashkisë së Honolulu, dëmet e mundshme materiale mund të kalojnë 1 miliard dollarë. Deri tani, mbi 230 persona janë shpëtuar nga ekipet e emergjencës, ndërsa reshjet e dendura kanë vazhduar të bien në të gjithë ishujt.

Autoritetet kanë vendosur pika evakuimi dhe ekipe shpëtimi janë në gatishmëri për çdo emergjencë të re. Banorët paralajmërohen të mos e nënvlerësojnë situatën dhe të ndjekin udhëzimet e zyrtarëve lokalë.

