AKTUALITET /

Skandal/ Grigor Lengo po helmon shqiptarët, pas mishit të kontaminuar hedh në treg 27 kg krem lajthie me salmonela!

Shkruar nga Versus

Skandal/ Grigor Lengo po helmon shqiptarët, pas mishit të kontaminuar

Një tjetër skandal i rëndë ushqimor ka ngritur sërish alarmin për sigurinë e produkteve që konsumojnë qytetarët.

Sipas një njoftimi në sistemin europian të alarmit ushqimor RASFF, kompania Lengo Group, e lidhur me rrjetin e marketeve “Baronesha”, ka importuar nga Gjermania 27 kilogramë krem lajthie me kakao të kontaminuar me bakterin e rrezikshëm Salmonella spp., një kërcënim serioz për shëndetin publik.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërhyrë me vonesë, duke ndaluar shpërndarjen e produktit, ndërsa burime zyrtare pranojnë se një pjesë e tij dyshohet të ketë dalë në treg dhe potencialisht të jetë konsumuar nga qytetarët.

Por ky nuk është një incident i izoluar.

Vetëm pak javë më parë, një tjetër subjekt i lidhur me të njëjtin grup, kompania e përpunimit të mishit KMY, në pronësi të Grigor dhe Spiro Lengo, u kap në shkelje flagrante të çdo standardi sigurie ushqimore.

Gjatë kontrolleve, inspektorët e AKU sekuestruan plot 738 kilogramë mish pule – fileto dhe gjoks – që përpunohej në kushte skandaloze. Mishi ishte hedhur në dysheme gjatë proceseve të ngrirjes dhe shkrirjes, një praktikë që përbën rrezik të drejtpërdrejtë për jetën e konsumatorëve.

Ambientet e magazinimit ishin në gjendje alarmante, me myk dhe ndryshk të pranishëm kudo, duke krijuar kushte ideale për ndotje bakteriale dhe pasoja të rënda shëndetësore.

Si rezultat, aktiviteti i kompanisë u pezullua, ndërsa e gjithë sasia e mishit u deklarua e asgjësuar.

Megjithatë, në një realitet ku kontrolli shpesh vjen pas faktit, dyshimet janë të forta se një pjesë e këtij mishi ka përfunduar në tavolinat e shqiptarëve.

Skandal/ Grigor Lengo po helmon shqiptarët, pas mishit të kontaminuar

Skandal/ Grigor Lengo po helmon shqiptarët, pas mishit të kontaminuar

 

Poll