MAGAZINË /

VIDEO/ Sulmohet në rrugët e Londrës aktorja Helen Mirren, një aktiviste pro-Palestinës e quajti “idiote e ligë sioniste”

Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, aktorja 80-vjeçare shihet fillimisht duke buzëqeshur dhe duke pyetur burrin nëse ishte “mirë”, përpara se aktivistja t’i afrohej çiftit

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Sulmohet në rrugët e Londrës aktorja Helen Mirren,

Aktorja e njohur hollivudiane Helen Mirren është përballur me një incident verbal në rrugët e Londrës, pasi një aktivist pro-palestinez e sulmoi publikisht teksa ajo ecte pranë bashkëshortit të saj, regjisorit Taylor Hackford, duke përdorur gjuhë fyese.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, aktorja 80-vjeçare shihet fillimisht duke buzëqeshur dhe duke pyetur burrin nëse ishte “mirë”, përpara se aktivistja t’i afrohej çiftit.

Në video dëgjohet aktivisti duke iu drejtuar Mirren me fjalët: “Ja ku është Helen Mirren, sionistja e deklaruar. Ju thatë se Izraeli duhet të zgjasë përgjithmonë për shkak të Holokaustit”, ndërsa më pas e quan atë një “idiote të ligë sioniste”. Versus.al

 

Poll