Siç ishte paralajmëruar prej ditësh, mbrëmjen e sotme shqiptarët patën mundësinë të shihnin një nga fenomenet më magjepsëse të natyrës: eklipsin total të Hënës, i njohur ndryshe si “Hëna e Përgjakur”.
Ngjarja astronomike ishte e dukshme në të gjithë vendin, duke përfshirë kryeqytetin, Tiranën, ku shumë qytetarë iu bashkuan këtij spektakli qiellor.
Eklipsi ndodh kur Hëna hyn tërësisht brenda hijes së Tokës, duke bërë që sateliti të marrë një ngjyrë të kuqe të thellë dhe magjike.
Ky efekt i njohur si “Hëna e Kuqe” shfaqet për shkak të Shpërndarjes Rayleigh, fenomeni që bën qiellin blu gjatë ditës dhe portokalli gjatë lindjes ose perëndimit të Diellit.
Gjatë eklipsit, vetëm drita e kuqe e spektrit elektromagnetik arrin të reflektohet në sipërfaqen e Hënës, duke i dhënë asaj ngjyrën karakteristike./ Versus.al







