AKTUALITET /

Me tre akuza që parashikonin deri 15 vite burg, si gjyqtari Albert Karaj liroi nga burgu autorin e dyshuar të mas*krës në Shkodër

Shkruar nga Versus
Me tre akuza që parashikonin deri 15 vite burg, si gjyqtari Albert Karaj
Foto montazh: Ragip Gila dhe dokumenti i Gjykatës

Ragip Gila, 28 vjeçari i arrestuar si autori i vrasjes së dy personave dhe plagosjes së dy të tjerëve mëngjesin e sotëm në një lokal në qendër të Shkodrës, mësohet se ka vepruar i vetëm në krimin e rëndë pa bashkëpunëtorë të tjerë.

Informacionet e siguruara nga Versus.al bëjnë me dije se autori kishte 5 muaj që ishte liruar nga burgu pasi kishte kryer dënimit për armëmbajtje pa leje.  Prej 6 dhjetorit 2023 mbahej në burg për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Në banesën ku jetonte iu gjetën sende që ka dyshime se përdoreshin për qëllime kriminale, përfshirë 7 jelekë anti-plumb, 2 palë doreza, 3 maska, 2 paruke, municion luftarak, 1 kokore metalike, 1 armë gjahu dhe sende të tjera të kundërligjshme, si dhe sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Vendimi i lirimit të tij mban datën 04.03.2025, kur është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg, por Gjykata e Shkodrës e ka pezulluar vendimin duke e dërguar për një afat 5 vjeçar me kusht të mos kryejë më vepra penale. Ai u dënua me 5 vite por përfitoi zbritjen me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar vetëm për lëndë narkotike. Ende nuk dihet përse në vendimin e dënimit të tij nuk janë përllogaritur edhe veprat e tjera penale. 

Me tre akuza që parashikonin deri 15 vite burg, si gjyqtari Albert Karaj
Dokumenti

Kamerat e sigurisë, tregojnë momentin kur Gila hyn i vetëm në lokal dhe ndjek personat ndaj të cilëve kishte hapur zjarr me kallashnikov. Më pas ka dalë jashtë lokali nga një derë e dytë për të tentuar më pas të largohej nëpërmjet kërcënimit të njërit prej shoferëve që po qarkullonte me makinë.

Pasi i vuri armën në kokë shoferit, Gila arriti të merrte mjetin, por vetëm pak metra më tutje u përfshi në aksident dhe zgjodhi të arratisej në këmbë. Për 300 metra ka vrapuar me armë në dorë deri në momentin kur u arrestua nga policia. Versus.al   

Poll