AKTUALITET /

Siguroi armët për eliminimin e vëllezërve Bami, ky është Jozi Kraja që u ekstradua nga Zvicra

Shkruar nga Versus
Siguroi armët për eliminimin e vëllezërve Bami, ky
Jozi Kraja

Ka dalë fotoja e të riut, Jozi Kraja, i cili u ekstradua nga Zvicra në drejtim të vendit tonë.

Paraditen e sotme policia e Shtetit konfirmoi ekstradimin nga Zvicra të 37-vjeçarit, Jozi Kraja, i cili dyshohet të jetë pjesë e një grupi kriminal. Brenda një periudhe katër vjeçare, dhjetor 2020-maj 2024, Kraja dyshohet se ka siguruar kushte dhe mjete materiale për të realizuar vrasjen e dy vëllezërve, Durim dhe Valter Bami.

37 vjeçari akuzohet për veprat penale Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”./Versus.al

Poll