MAGAZINË /

VIDEO/ “Turp gjëja më e shëmtuar që kam parë në jetë”, Kastro Zizo përplaset ashpër me Big Mamën, këngëtarja: Ti je më zi

Shkruar nga Versus

VIDEO/ “Turp gjëja më e shëmtuar që kam parë

Mbrëmjen e djeshme, kantautori Kastro Zizo dhe këngëtarja Big Mama janë përplasur ashpër gjatë spektaklit “Ferma Vip2” për një episode të ndodhur më herët ku banorja pështynte në fytyrë banoren tjetër Albën

Kastro Zizo e konsideroi gjestin si të turpshëm dhe tha se nuk kishte parë asgjë më të shëmtuar në jetën e tij. Nga ana tjetër, nuk mungoi as reagimi i Big Mamës e cila e përqeshi opinionistin dhe iu drejtua duke thënë se ai ka bërë gjëra edhe më të këqija se kaq.

Pjesë nga debati:

Kastro Zizo: Ndjesë për cdo sekondë që i kam ngritur zërin asaj vajze me këto skena që kam parë këto ditë

Big Mama e imiton

Kastro Zizo: Turp edhe turp!

Big Mama: Turp ty, nuk ma ndalon asnjë fjalë. Përse e zmadhon këtë gjë?

Kastro Zizo: Të shohësh një grua ta pështyjnë në fytyrë, gjëja më e shëmtuar që kam parë në jetë

Big Mama: Ti ke bërë më zi sesa unë, shumë mirë të njoh kush je.

Poll