MAGAZINË /

“Ka ndezur vetëm një motor”, Krenar Ahmeti i përgjigjet Zhakut: Mos i hy Mozës në hak se të mer zhag

Krenar Ahmeti, djali i xhaxhait të Mimoza Ahmeti, e ka vlerësuar atë si shumë njerëzore dhe me inteligjencë të lartë emocionale gjatë pjesëmarrjes në “Ferma VIP”

Shkruar nga Versus

“Ka ndezur vetëm një motor”, Krenar Ahmeti i

Krenar Ahmeti, djali i xhaxhait të Mimoza Ahmeti, ishte i ftuar në emisionin “Mes’dritë” në Vizion Plus, ku komentoi rrugëtimin e saj në “Ferma VIP”.

Ai foli me vlerësime të mëdha për Mozën, duke theksuar personalitetin dhe inteligjencën emocionale që, sipas tij, e karakterizojnë shkrimtaren dhe konkurrenten e reality show-t.

Me nota humori dhe krenarie familjare, Krenari e krahasoi Mimozën me avionin gjigant “Antonov”, duke lënë të kuptohet se ajo ende nuk ka treguar gjithë potencialin e saj në lojë.

“Gjithë fisi e ka pasur dhe e ka pikë të dobët Mozën. E patë çfarë avioni u ul në Prishtinë para disa ditësh? Antonov… është avioni më i madh në botë. Për mua e tillë është Moza. Më vjen keq që ajo ka ndezur vetëm një motor. Nuk është aktivizuar”, u shpreh ai gjatë intervistës.

 

Poll