Live Updates /

Do kryente sërish atentat! I akuzuar për vrasjen e ish-policit Gentian Bejtja arrestohet në Orikum Flodian Plaku! Shtatë të shoqëruar në polici!

*Pas një operacioni të mirëkoordinuar mes forcave operacionale dhe Policisë së Vlorës, është arrestuar ditën e sotme Flodian Plaku, i shpallur në kërkim për vrasjen e ish-policit Gentjan Bejtja, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024 në fshatin Larushkë, Krujë. *Në momentin e ndalimit, Plaku I njohur dhe me pseudonimin 'Pole Qorri', ishte i armatosur me dy pistoleta, ndërsa bashkë me të u arrestua edhe një bashkëpunëtor, shtetasi Juljan Aliaj. *Burime të sigurta bëjnë me dije se Plaku kishte marrë porosi për të kryer vrasje të tjera, duke rritur dyshimet mbi përfshirjen e tij në një rrjet më të gjerë të krimit të organizuar. *Shtatë persona janë shoqëruar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se mund të kenë dijeni apo lidhje me strehimin dhe lëvizjet e Flodian Plakut. *Më herët për të njëjtën ngjarje është arrestuar edhe Ilir Beqaraj, kunati i Roan Brahimit, një emër i njohur për autoritetet, i cili dyshohet se ka pasur rol organizativ në atentatin ndaj Bejtjas.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
2 ORE ME PARE

Shtatë të shoqëruar në polici pas arrestimit të Flodian Plakut

Do kryente sërish atentat! I akuzuar për vrasjen e ish-policit Gentian

Shtatë persona janë shoqëruar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se mund të kenë dijeni apo lidhje me strehimin dhe lëvizjet e Flodian Plakut, i arrestuar këtë të diel në zonën e Orikumit.

Burime bëjnë me dije se personat në fjalë po merren në pyetje në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, ndërsa hetimet po përqendrohen në rrjetin mbështetës që mund t’i ketë ofruar ndihmë Plakut gjatë arratisjes së tij.

Plaku, 41 vjeç, i konsideruar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, është i dyshuar si një nga atentatorët në vrasjen e ish-policit Gentjan Bejtja, ngjarje që ndodhi më 15 mars 2024 në fshatin Larushkë të Fushë-Krujës, ku viktima u qëllua për vdekje në kopshtin e shtëpisë, në sy të familjarëve.

Në momentin e arrestimit, Plaku kishte me vete dy armë zjarri, ndërsa po hetohet për lidhje të mundshme me grupe kriminale që operojnë në zonën e Krujës dhe Durrësit.

Ai kishte jetuar mes Greqisë dhe Italisë, dhe dyshohet se ishte kthyer në Shqipëri për të kryer një tjetër vrasje me pagesë. Ndaj tij rëndojnë edhe të dhëna të mëparshme penale, ndërsa hetimet zbulojnë se vrasja e Bejtjes mund të ketë lidhje me rivalitetin mes grupeve të njohura kriminale si ato të Ervis Martinajt, Durim Bamit dhe Indrit Dokles.

Hetimet vijojnë me intensitet të lartë për të zbardhur të gjithë zinxhirin e urdhëruesve, bashkëpunëtorëve dhe qëllimin final të atentatit.

4 ORE ME PARE

Do të kryente sërish vrasje? U kap me dy pistoleta, zbardhen detaje të reja nga arrestimi i Plakut!

Do kryente sërish atentat! I akuzuar për vrasjen e ish-policit Gentian
Flodian Plaku

Pas një operacioni të mirëorganizuar në qytetin e Vlorës, forcat e policisë kanë vënë në pranga Flodian Plakun, i konsideruar si autor kryesor i vrasjes së Gentian Bejtjas – ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024 në fshatin Larushkë të Fushë-Krujës.

Në momentin e ndalimit, Plaku ishte i armatosur me dy pistoleta, ndërsa bashkë me të u arrestua edhe një bashkëpunëtor, shtetasi Juljan Aliaj.

Burime të sigurta bëjnë me dije se Plaku kishte marrë porosi për të kryer vrasje të tjera, duke rritur dyshimet mbi përfshirjen e tij në një rrjet më të gjerë të krimit të organizuar. Ai kishte qëndruar për periudha të gjata jashtë vendit, kryesisht në Greqi dhe Itali.

Flodian Plaku dyshohet si një nga tre atentatorët që morën pjesë në ekzekutimin e Bejtjas, i cili u qëllua për vdekje brenda oborrit të shtëpisë së tij, teksa ujiste kopshtin në prani të familjarëve.

Sipas hetimeve, motivi i krimit mendohet të jetë hakmarrja, si pjesë e një përplasjeje të ashpër mes grupeve rivale kriminale në zonën e Fushë-Krujës, ku përfshihen emra të njohur si Ervis Martinaj, Indrit Dokle dhe Durim Bami./Versus.al

5 ORE ME PARE

I akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas arrestohet në Orikum i shumëkërkuari “Pole Qorri”

Do kryente sërish atentat! I akuzuar për vrasjen e ish-policit Gentian
Flodian Plaku/ Gentjan Bejtja

Pas një operacioni të mirëkoordinuar mes forcave operacionale dhe Policisë së Vlorës, është arrestuar ditën e sotme Flodian Plaku, i shpallur në kërkim për vrasjen e ish-policit Gentjan Bejtja, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024 në fshatin Larushkë, Krujë.

I njohur dhe me nofkën 'Pole Qorri', Plaku u kap në Orikum dhe në momentin e arrestimit iu gjetën dhe 2 pistoleta. 

Arrestimi i Plakut  vjen pas dy muajsh hetimesh intensive, të cilat çuan në identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarit në qytetin e Vlorës.

Sipas hetimeve paraprake, Plaku dyshohet se ka vepruar si vrasës me pagesë, i angazhuar për të eliminuar Bejtjan në kuadër të një hakmarrjeje të porositur.

Më herët për të njëjtën ngjarje është arrestuar edhe Ilir Beqaraj, kunati i Roan Brahimit, një emër i njohur për autoritetet, i cili dyshohet se ka pasur rol organizativ në atentatin ndaj Bejtjas.

Gentjan Bejtja, viktima e atentatit, kishte precedentë penalë dhe pista kryesore e hetimit lidhet me larje hesapesh mes grupeve kriminale, ndërsa ngjarja është konsideruar si pjesë e një zinxhiri hakmarrjesh që përfshin të tjera atentate në zonën e Krujës dhe më gjerë.

SPAK dhe Prokuroria e Krujës janë përfshirë në hetimin e thelluar të kësaj çështjeje, e cila mund të çojë në zbërthimin e një rrjeti më të gjerë kriminal, të specializuar në atentate me pagesë./Versus.al

Poll