Çfarë do të gjeni në brendësi
*Një ngjarje e rëndë ndodhi pas mesnatës së mbrëmshme në Klos ku një automjet përfundoi në përrua. *Gjatë kërkimeve nuk u gjet askush brenda mjetit, ndërsa më vonë u zbulua se shofer kishte qenë 24 vjeçari Andi Losha i cili ishte larguar pasi makina kishte përfunduar në përrua. I riu u arrestua pasi kishte qenë nën efektin e alkoolit. *Ndërsa i zhdukur është shpallur 30 vjeçari Jurgen Karaj i cili ishte pasagjer në mjet. Shoku i tij arriti të largohej, por as nuk njoftoi policinë për ngjarjen duke e lënë Jurgen Karajn në mëshirë të fatit.
Makina në përrua, ndryshon dinamika e ngjarjes! Shoferi ishte i dehur, u largua pa ndihmuar mikun e tij

Policia ka arrestuar 24 vjeçarin A.L i cili raportohet të ketë qenë drejtuesi i automjetit që përfundoi në përrua pas mesnatës së mbrëmshme në Klos.
Deri më tani rezulton se i riu ka qenë nën efektin e alkoolit gjatë kohës që drejtonte mjetin tip ‘Audi’ ku ndodhej pasagjer 30 vjeçari Jurgen Karaj i cili është zhdukur.
Shoferi përveçse është larguar nga vendngjarja pa ndihmuar shokun me të cilin ndodhej në makinë, nuk ka njoftuar as policinë për ngjarjen. Polumbarët vijojnë kërkimet në zonë për gjetjen e 30 vjeçarit. Versus.al
Makina në Klos përfundon në përrua, zhduket shoferi 30 vjeçar (EMRI)

Dibër- Një automjet ka përfunduar në përrua në zonën e Klosit gjatë orëve të para pas mesnatës së mbrëmshme.
Në mjeti nuk është gjetur asnjë person, ndërsa dyshohet se shoferin, 30 vjeçarin Jurgen Karaj e ka marrë rrjedha e ujit dhe ende nuk ka asnjë lajm rreth gjendjes së tij.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë si dhe banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë në kërkime. Versus.al

