Live Updates /

Mbyllet afati i kandidaturave për kreun e PD, Salianji e Kokalari lihen jashtë! Përballë Berishës vetëm një mjeke

*Ditën e sotme në orën 12:00 u mbyll afati për dorëzimin e kandidaturave për kreun e partisë Demokratike. Në garë përballë Sali Berishës do të jetë vetëm mjekja e QSUT, Merema Sela pasi vetëm kësaj të fundit i është pranuar aplikimi. *Një orë para përfundimit të afatit, në seli u paraqit përfaqësuesi i Ervin Salianjit, por e gjeti të mbyllur derën e organizimit të partisë dhe e konsideroi këtë si diçka të qëllimshme. *E njëjta gjë ndodhi edhe me avokaten Alesia Balliu të cilës askush nuk ia mori në dorëzim kandidaturën. Ndërsa aktivistja Evi Kokalari tha se edhe kandidatura e saj nuk ishte pranuar me argumentin se nuk pranoheshin ‘zarfe’.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Ditën e sotme në orën 12:00 u mbyll afati për dorëzimin e kandidaturave për kreun e partisë Demokratike. Në garë përballë Sali Berishës do të jetë vetëm mjekja e QSUT, Merema Sela pasi vetëm kësaj të fundit i është pranuar aplikimi. *Një orë para përfundimit të afatit, në seli u paraqit përfaqësuesi i Ervin Salianjit, por e gjeti të mbyllur derën e organizimit të partisë dhe e konsideroi këtë si diçka të qëllimshme. *E njëjta gjë ndodhi edhe me avokaten Alesia Balliu të cilës askush nuk ia mori në dorëzim kandidaturën. Ndërsa aktivistja Evi Kokalari tha se edhe kandidatura e saj nuk ishte pranuar me argumentin se nuk pranoheshin ‘zarfe’.

3 Postime
2 ORE ME PARE

Afati për kandidaturat për kreun e PD, përfaqësuesi i Salianjit e gjen derën mbyllur: E qëllimshme!

Mbyllet afati i kandidaturave për kreun e PD, Salianji e Kokalari lihen

Momentet e fundit të afatit për dorëzimin e kandidaturave për kreun e Partisë Demokratike u shoqëruan me tensione dhe paqartësi në selinë blu pak momente para mbylljes së afatit të orës 12:00.

Një orë para përfundimit të afatit në ambientet e Partisë Demokratike nuk ndodhej asnjë zyrtar i strukturave organizative. Ka qenë përfaqësuesi i ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji ai i cili është paraqitur në seli për të dorëzuar kandidaturën e këtij të fundit, mirëpo nuk ka gjetur askënd aty dhe dera ka qenë e mbyllur.

“Dera është e mbyllur, siç e shikoni edhe ju. Kjo është e qëllimshme pasi mund të vijë edhe një kandidat tjetër për të dorëzuar formularin e kandidimit të tij, por në zyrat e organizimit të PD nuk ndodhet asnjë zyrtar.”, u shpreh ai, teksa i pyetur më tej për një nga kushtet bazë që Salianji “ngec”, i cili është ai i dekriminalizimit, përfaqësuesi i tij u shpreh se edhe nga vetë Sali Berisha ai është cilësuar si “një martir i demokracisë së gjallë”.

Ndërkohë mësohet se e njëjta gjë ka ndodhur edhe me avokaten Alesia Balliu e cila kishte shkuar të dorëzonte kandidaturën e saj në seli. Ndërsa deri tani mësohet se është dorëzuar edhe kandidatura e mjekes së QSUT, Merema Sela. Versus.al

2 ORE ME PARE

‘’Berishë frikacaku’’, Balliu dorëzon kandidaturën për kreun e PD: Burrat në veri nuk sillen kështu

Mbyllet afati i kandidaturave për kreun e PD, Salianji e Kokalari lihen

Avokatja Alesia Balliu ka dorëzuar sot në selinë e PD kandidaturën e saj për zgjedhjet që mbahen së shpejti për kreun e Partisë Demokratike. Por në postimin e publikuar prej saj, ajo shprehet se askush nuk kishte marrë përsipër që t’i pranonte shkresën për dorëzimin e kandidaturës.

Ndërsa nuk u kursye me akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha duke e cilësuar këtë të fundit si ‘’frikacak’’, Balliu tha se refuzimi për të marrë kandidaturën e saj tregon mungesën e garës së ndershme.

Postimi i plotë:

Berishë Frikacaku!

Berishë burrat në veri nuk i shmangen garës dhe nuk i druhen përballjes përkundrazi, e kërkojnë atë.

Por sot, ajo që po ndodh brenda Partisë Demokratike është zhgënjyese.

Kam dorëzuar një kërkesë zyrtare për të hyrë në garën për kreun e PD-së, dhe askush nuk po e merr përsipër ta pranojë.

Ky nuk është thjesht një refuzim  është një tregues i qartë i mungesës së transparencës dhe garës së ndershme.

Berishë gjithmonë ka një moshë të koritesh por ti zgjodhe moshën më të keqe.

PD do ju kthehet demokratëve mos e harro kurrë, nuk do e gëzosh atë parti Sali Berisha. Versus.al

6 ORE ME PARE

Gara për kreun e PD, Salianji: Pavarësisht farsës, të enjten depozitoj kandidaturën për kryetar

Mbyllet afati i kandidaturave për kreun e PD, Salianji e Kokalari lihen

Disa orë para përfundimit të afatit për dorëzimin e kandidaturave për kreun e PD, ish-deputeti Ervin Salianji ka njoftuar se këtë veprim do ta kryejë më 30 prill.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social ku citon vargjet e Naim Frashërit “Dielli lind andej nga perëndon”, Salianji shkruan se pavarësisht asaj që e konsideron “farsë” do të futet në garë për të marrë kreun e PD-së pas përplasjeve në distancë me Berishën.

“Drita, përparimi, qytetërimi dhe demokracia vijnë nga Perëndimi. Prandaj shqiptarët e kanë vendosur  që dijen dhe kulturën e marrin nga bota e përparuar. Modeli i demokracisë perëndimore më frymëzon dhe nuk do të ndalem në luftën për të lënë pas të shkuarën e për ta demokratizuar Partinë Demokratike.

Ironi e fortë: në ditën kur shpallet uzurpimi dhe shkallmimi i rregullave demokratike, ndodhem aty ku lindi Magna Carta, në tempullin të demokracisë. Pavarësisht farsës, nesër depozitoj kërkesën për të kandiduar për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë”- shkruan Salianji ndër të tjera. Versus.al

Poll