Live Updates /

'Ne flasim shqip', studentët shqiptarë në protestë në Maqedoninë e Veriut! Tirana zyrtare i mbështet

*Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë dalë në protestë në Shkup, duke kërkuar zbatimin e gjuhës shqipe në proceset mësimore dhe në provimet e jurisprudencës. *Ata kërkojnë që e drejta për dhënien e provimeve në gjuhën shqipe të zbatohet në praktikë, në përputhje me të drejtat ligjore që, sipas tyre, u garantohen. *Studentët theksojnë se mungesa e këtij zbatimi krijon pabarazi dhe pengesa në zhvillimin e tyre profesional. *Në protestë, ata kanë kërkuar gjithashtu dorëheqjen e kryeministrit Hristijan Mickoski dhe ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov, duke e lidhur situatën me mosrespektimin e të drejtave gjuhësore të shqiptarëve në vend. *Ndërkohë, ministri i Punëve të Jashtme, ka deklaruar se kërkesa e studentëve shqiptarë është e drejtë dhe legjitime, duke mbështetur shqetësimet e tyre për përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

2 Postime
3 ORE ME PARE

Tirana zyrtare mbështet protestën e studentëve për provimin në gjuhën shqipe në Shkup, ministri Hoxha: Përdorimi i gjuhës amëtare është një e drejtë themelore!

'Ne flasim shqip', studentët shqiptarë në
Pamje nga protesta

Ministri i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha, ka dalë në mbrojtje të studentëve shqiptarë në Shkup, të cilët protestojnë për të drejtën e tyre ligjore për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Në një deklaratë të publikuar sot, ai thekson se përdorimi i gjuhës amtare nuk është një privilegj, por një e drejtë kushtetuese e garantuar nga Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut dhe Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, e cila nuk mund të kufizohet nga procedura administrative.

Hoxha shkruan se ka ndjekur me vëmendje të lartë shqetësimin e studentëve dhe kërkesën e tyre legjitime, duke u bërë thirrje institucioneve maqedonase të gjejnë zgjidhje të drejta dhe të qëndrueshme pa vonesa.

"Nëse procedurat janë të mangëta, detyrimi institucional është i qartë: trajtojeni me seriozitet dhe larg politizimeve", deklaron ai, duke nënvizuar se demokracitë e vërteta harmonizojnë ligjin me të drejtat e qytetarëve përmes dialogut konstruktiv.

Ministri nuk kursen fjalët e mira për studentët, të cilët përgëzon për angazhimin e tyre qytetar dhe mënyrën demokratike se si kanë shprehur pretendimet.

“E kam ndjekur me vëmendjen më të madhe shqetësimin e shprehur dhe kërkesën e drejtë dhe legjitime të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për dhënien e provimit në gjuhën shqipe.

Përdorimi i gjuhës amëtare është një e drejtë themelore, e garantuar nga Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut dhe Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, e cila nuk mund dhe nuk duhet të ngushtohet apo vonohet nga asnjë procedurë.

Nëse procedurat rezultojnë të mangëta apo të paqarta, është detyrim institucional që të gjenden zgjidhje të drejta dhe të qëndrueshme.

Kjo është një çështje që kërkon trajtim të matur dhe të përgjegjshëm, larg çdo përpjekjeje për politizim. Ajo duhet adresuar me seriozitet institucional dhe në frymën e respektimit të të drejtave themelore.

Demokracitë jo vetëm që kanë mekanizmat, por edhe pjekurinë e nevojshme për të gjetur zgjidhje ku harmonizohen shteti ligjor, legjislacioni dhe të drejtat e qytetarëve.

Studentët meritojnë përgëzim për angazhimin qytetar dhe mënyrën demokratike me të cilën kanë artikuluar kërkesën e tyre. Kjo kërkon një përgjigje me të njëjtin standard përgjegjshmërie, përmes dialogut konstruktiv dhe zgjidhjeve që respektojnë plotësisht të drejtat e garantuara”, shkruan ministri./Versus.al

4 ORE ME PARE

VIDEO/ 'Ne flasim shqip', studentët shqiptarë në protestë në Maqedoninë e Veriut

'Ne flasim shqip', studentët shqiptarë në
Pamje nga protesta

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë organizuar një protestë në Shkup, duke kundërshtuar faktin se provimi i jurisprudencës nuk u lejohet të zhvillohet në gjuhën shqipe.

Protesta është zhvilluar në qendër të qytetit, ku studentët kanë vendosur pankarta me mesazhe për të drejtat e tyre.

Në tubim ka marrë pjesë një numër i madh studentësh dhe mbështetësish.

Sipas tyre, edhe pse shqipja ka status zyrtar në vend, provimi i domosdoshëm për ushtrimin e profesionit të avokatit, gjyqtarit apo prokurorit zhvillohet kryesisht në gjuhën maqedonase. Kjo, sipas studentëve, krijon pabarazi dhe vështirësi në qasjen e tyre në tregun e punës.

Ata kërkojnë që provimi të zhvillohet plotësisht në gjuhën shqipe, me procedura të barabarta për të gjithë kandidatët dhe me zbatim real të të drejtave gjuhësore të garantuara me ligj./Versus.al

View this post on Instagram
 
A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll