
Stenaldo Mëhilli, ish-banori i Big Brother VIP 5, ka hapur së fundmi një “Go Fund Me” me qëllimin për të mbledhur shumën e nevojshme për të blerë apo ndërtuar një shtëpi.
Më herët biznesmeni shqiptar Shaqir Palushi ishte i pari që dhuroi shumën prej 10 mijë eurosh duke u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të kontribuojnë për Stenaldon i cili jeton vetëm me nënën e tij e cila përkujdeset për të.
"Dua të shpreh falënderimet më të sinqerta për Shaqir Palushin dhe fondacionin Golden Eagle që ndërmorën një iniciativë kaq të fortë mbështetjeje. Sot dua ta ndaj këtë link edhe në profilin tim, sepse në fund bindem që të pranosh vështirësitë, por edhe të kërkosh ndihmë, të bën thjesht të vërtetë. Ju jam mirënjohës, falënderues pa masë, për çdo kontribut.????❤️
Linku është në bio☝????
Link: https://gofund.me/f694cf3bd”- shkruan Stenaldo në postimin e tij.

Objektivi i vendosur në linkun e publikuar është 100 mijë euro ndërsa deri më tani janë grumbulluar mbi 3600 euro.
Stenaldo i cili vuan nga mungesa e shikimit, frymëzoi shumë persona me futjen e tij në Big Brother VIP duke u bërë personi i parë i verbër që e përballon një sfidë të tillë për muaj të tërë. Versus.al

