Live Updates /

Protestë në Zvërnec kundër rrethimit dhe ndërtimit në zonën e mbrojtur, persona të maskuar marrin zvarrë qytetarët

*Qindra qytetarë protestuan sot në Zvërnec kundër rrethmit të zonës së mbrojtur ku është planifikuar më pas ndërtimi i një resorti luksoz. *Gjatë protestës, përveç policisë u vunë re edhe dhjetëra persona civilë të maskuar të cilët ushtruan dhunë dhe terror ndaj protestuesve. Gjatë nisjes së protestës, ata tërhoqën zvarrë njërin prej qytetarëve që pretendonte se i kishin rrethuar pronën që ia kishin lënë trashëgimi të parët. *Ndërsa gjatë përplasjes me banorët dhe qytetarët e tjerë të ardhur në ndihmë të tyre, personat e maskuar nuk kursyen as efektivët e policisë duke i spërkatur edhe ata me gaz lotsjellës.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

2 Postime
2 ORE ME PARE

Pamje ‘surreale’ nga Zvërneci, personat e maskuar nuk pyesin as për policinë, u hedhin spraj efektivëve

Protestë në Zvërnec kundër rrethimit dhe ndërtimit

Pamje të pazakonta janë ato që vijnë nga Zvërneci ku prej orëhs protestohet nga qytetarët kundër rrethimit të zonës së mbrojtur për të ndërtuar një projekt resorti turistik. Përveç rrëmbimit të qytetarëve pa dashur t’ja dijnë për policinë, personat e maskuar së fundmi kanë hedhur spraj edhe ndaj vetë efektivëve gjersa këta të fundit po përpiqeshin të ruanin rendin mes tyre dhe protestuesve.

Nuk dihet ende se çfarë përfaqësojnë këta persona të veshur civilë të cilët duken të paprekshëm nga forcat e rendit dhe madje nuk kursehen as në hedhjen e sprajt ndaj tyre. Versus.al

3 ORE ME PARE

VIDEO/ Tmerr në Zvërnec, persona të maskuar heqin zvarrë protestuesin

Protestë në Zvërnec kundër rrethimit dhe ndërtimit
Foto nga vendngjarja

Ditën e sotme në Zvërnec po zhvillohet një protestë kundër rethimit të zonës së mbrojtur ku do të ndërtohet një projekt i cili siç bëri me dije dje kryeministri Edi Rama, është pronë e privatit dhe jo e shtetit pavarësisht se ndodhet në vijë bregdetare dhe zonë të mbrojtur.

Siç shihet nga pamjet, persona të maskuar pa uniformë po shkaktojnë terror tek protestuesit dhe në një moment heqin zvarrë njërin prej qytetarëve shqiptarë.

Pamjet janë të papranueshme, aq më tepër kur bëhet fjalë për persona civilë të paidentifikuar të cilët nuk dihet nëse janë punonjës policie. Versus.al

Poll