Live Updates /

Tragjedia në Durrës, paralajmërohen ndryshime në Kodin Penal! PS: Të fortët e lagjeve të bëhen shembull! PD: Janë patronazhistët tuaj

*Seanca plenare në Kuvend sot nisi me një minutë heshtje për tragjedinë e ndodhur ditën e djeshme në Durrës ku 2 fëmijë u përplasën për vdekje nga shoferi i dehur, Nikoll Radaçi. *Deputetët kërkuan ndryshimin e Kodit Penal dhe ashpërsimin e dënimeve për raste të tilla, ndërsa një gjë e tillë u sinjalizua edhe nga kreu i grupit parlamentar Taulant Balla. Ky i fundit gjatë fjalës së tij bëri thirrje që policia të kontrollojë vazhdimisht ata që konsiderohen si “të fortët e lagjeve”. *Nga ana tjetër Berisha akuzoi socialistët se “të fortët e lagjeve” ishin bërë të paprekshëm nga policia për shkak se siguronin vota për PS në zgjedhje.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
2 ORE ME PARE

"Të fortët e lagjeve, patronazhistë të PS", Berisha për tragjedinë në Durrës: Autori nuk arrestohej se merrte vota për PS

Tragjedia në Durrës, paralajmërohen ndryshime në Kodin

Kryedemokrati Sali Berisha mori fjalën në foltore dhe iu referua reagimit të Taulant Ballës për tragjedinë e ndodhur dje në Durrës kur tha se “të fortët e lagjeve janë patronazhisë të PS”.

Berisha tha se shoferi që shkaktoi aksidentin tragjik nuk arrestohej më parë nga policia pasi siguronte vota për PS-në.

“Të bësh teori se të fortit, kujt janë të fortit mor? Të fortit janë patronazhistë të poshtër që terrorizojnë qytetarët për pushtetin e krimit. Të fortit janë patronazhistë. Ai duhej arrestuar 10 herë, e nuk u arrestua asnjëherë se ishte terrorist i votave. Nuk ka të fortë që nuk i bën dot zap policia. Po ka të fortë që kanë bërë zap policinë”, tha Berisha. Versus.al

2 ORE ME PARE

Fëmijët u përplasën për vd*kje teksa luanin në trotuar, Balla: Të fortët e lagjeve duhen bërë shembull

Tragjedia në Durrës, paralajmërohen ndryshime në Kodin

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla mbajti fjalën e tij në foltoren e Kuvendit lidhur me tragjedinë e ndodhur dje pas aksidentit ku 57 vjeçari Nikoll Radaçi përplasi për vdekje 2 fëmijë të mitur teksa luanin në trotuar për shkak të mungesës së një parku.

Balla u përqendrua në masat që duhen marrë në vijim duke i bërë thirrje policisë që të ashpërsojë kontrollet për ata që i cilësoi “të fortët e lagjeve”.

“Në vijim të asaj që tha kolegu Braçe dhe duke e mbështetur plotësisht nevojën për të reflektuar të gjithë pa asnjë dallim, të majtë e të djathtë, socialistë dhe demokratë… Ngjarja e djeshme është një ngjarje që na kërkon ne të fillojmë të luajmë si zbatohen ligjet tona. Nëse ne do të mjaftohemi me heqjen e pikëve në patentë, kjo është e rëndë për ne. Në kushtet që jemi pranë rishikimit të Kodit Penal, Gjykata e Lartë e SHBA ka vendosur konceptin e vrasjes në kushtet e vetëbesimit të tepruar. Si koncept në rastet e këtyre. Z. Manja më shpjegoi dhe raste të tjera, dhe mendoj se përgjigja jonë në këtë rast do të jetë e menjëhershme, sa të kemi mundësinë të ndryshojmë kodin. Kam dhe një thirrje për Policinë e Shtetit, këta të fortët e lagjeve, këta duhen bërë shembull të gjithë. Këta të fortët e lagjeve duhet të kontrollohen mëngjes, drekë, darkë, këta nuk duhet të kenë fare patentë. Besoj se dhe ti (i drejtohet Berishës) je dakord që këta të fortët duhet të bëhen shembull nga policia në të gjitha komunitetet”, u shpreh Balla duke paralajmëruar edhe ndryshimin e Kodit Penal. Versus.al

3 ORE ME PARE

"Dhimbje e madhe", seanca plenare në Kuvend nis me një minutë heshtje për fëmijët që u përplasën për vd*kje

Tragjedia në Durrës, paralajmërohen ndryshime në Kodin
Deputetët mbajnë 1 minutë heshtje

Seanca plenare e pasdites së sotme në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me 1 minutë heshtje për ngjarjen tragjike të ndodhur ditën e djeshme në Durrës ku 2 fëmijë të mitur u përplasën për vdekje nga një makinë, ndërsa një tjetër 8 vjeçar u plagos rëndë.

“Ngjarja e ndodhur dje ka prekur thellësisht. Humbja e jetës në një moshë aq të vogël, përbën një dhimbje të madhe. Engjëjt u prehshin në paqe”, u shpreh mes të tjerash zv.kryeparlamentarja, Klodjana Spahiu. 

Ndërsa më pas seanca vijoi me miratimin e rendit të ditës. Versus.al

Poll