MAGAZINË /

10 vite dashuri larg syrit publik / Ish-ministrja Ramës prezanton për herë të parë partnerin në ndërrimin e viteve

“Pleqërofshim bashkë”, deputetja socialiste surprizon ndjekësit me dedikimin romantik për njeriun që e ka mbështetur në çdo stuhi

Shkruar nga Versus

10 vite dashuri larg syrit publik / Ish-ministrja Ramës prezanton për

Natën e ndërrimit të viteve, mes festimeve dhe emocioneve, Bora Muzhaqi ka zgjedhur të bëjë një surprizë të veçantë për ndjekësit e saj. Deputetja e Partisë Socialiste dhe ish-ministrja e kabinetit Rama 3 ka publikuar për herë të parë partnerin e saj, duke zbuluar një histori dashurie që ka qëndruar larg vëmendjes publike për plot 10 vite.

Përmes një postimi të ndjerë në rrjetet sociale, Muzhaqi ka ndarë një dedikim romantik, duke treguar se përvjetori i 10-të i lidhjes përkoi me një moment simbolik: ndërrimin e viteve. Ajo e përshkruan partnerin si mbështetjen e saj më të madhe dhe “direkun” që e mban të qëndrueshme edhe në momentet më të vështira.

“Postimi i fundit për këtë vit është për ne. Gëzuar, love. Gëzuar 10-vjetorin! Siç thotë populli, pleqërofshim bashkë, mes aventurave dhe ëndrrave të mëdha…”, shkruan deputetja, duke shtuar se partneri i saj nuk është “gjysma”, por ai që nxjerr në pah versionin e saj më të mirë.

Me humor dhe elegancë, Muzhaqi zbulon edhe arsyen pse ka zgjedhur pikërisht këtë moment për ta bërë publike lidhjen: “Po të postoj sot publikisht, se një herë në 10 vjet e kam ‘amnistinë’. Postimi i radhës për 20-vjetorin”, shkruan ajo, duke marrë menjëherë reagime pozitive dhe komente urimi nga ndjekësit.

Poll