MAGAZINË /

Vdekjet që tronditën Hollywoodin në vitin 2025

Humbjet që përhapën trishtim në botën artistike

Shkruar nga Versus

Vdekjet që tronditën Hollywoodin në vitin 2025

Viti 2025 u shoqërua me humbje që u diskutuan intensivisht në botën e argëtimit. Hollivudi , skena ndërkombëtare e filmit dhe industria e muzikës u thanë lamtumirë artistëve dhe krijuesve që formësuan spektaklin modern, përmes roleve, filmave dhe këngëve që fituan njohje në mbarë botën. Ja disa nga humbjet që shënuan vitin që po mbaron.

Brigitte Bardot

Aktorja dhe këngëtarja franceze Brigitte Bardot  , e cila u bë një seks simbol ndërkombëtar përpara se t'i kthente shpinën kinemasë për t'iu përkushtuar mbrojtjes së të drejtave të kafshëve, vdiq në moshën 91 vjeç, të dielën, më 28 dhjetor. Lajmi për vdekjen e saj u njoftua nga fondacioni që mban emrin e saj, Fondacioni Brigitte Bardot.

Vdekjet që tronditën Hollywoodin në vitin 2025

Aktori amerikan James Ranson kreu vetëvrasje më 19 dhjetor në moshën 46 vjeç. Ranson ishte më i njohur për rolin e tij si Ziggy Sobotka në serialin televiziv të njohur The Wire , ndërsa në kinema ai spikati si Eddie Kaspbrak në filmin horror It: Chapter Two . Në televizion, ai mori pjesë gjithashtu në serialet Generation Kill dhe Bosch , ndërsa paraqitja e tij e fundit televizive ishte në një episod të sezonit të dytë të serialit Poker Face , i cili u transmetua në qershor. 

Vdekjet që tronditën Hollywoodin në vitin 2025

Robert Redford

Aktori, regjisori dhe themeluesi i Festivalit të Filmit Sundance, Robert Redford,  vdiq në gjumë më 16 shtator në moshën 89 vjeç. Ai luajti në më shumë se dy duzina filma, duke përfshirë Butch Cassidy and the Sundance Kid, The Sting, All the President's Men dhe Three Days of the Condor, dhe u vlerësua me një Oscar për regji për Ordinary People.

Vdekjet që tronditën Hollywoodin në vitin 2025

Fituesja e çmimit Oscar, Diane Keaton,  vdiq më 11 tetor, në moshën 79-vjeçare. Ajo u bë e famshme në botë për bashkëpunimet e saj me Woody Allen, veçanërisht me Annie Hall, dhe gjithashtu luajti në filma të tillë si The Godfather, The First Wives Club dhe Father of the Bride.

Vdekjet që tronditën Hollywoodin në vitin 2025

Aktori 95-vjeçar, fitues dy herë i çmimit Oscar,  Gene Hackman , u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Santa Fe, së bashku me gruan e tij, Betsy Arakawa, dhe qenin e tyre më 26 shkurt. Karriera e tij përfshinte role ikonike në filma të tillë si The French Connection, Unforgiven, The Conversation dhe The Royal Tenenbaums.

Vdekjet që tronditën Hollywoodin në vitin 2025

Aktori Val Kilmer vdiq më 1 prill, në moshën 65 vjeç, nga pneumonia . Ai luajti në filma të tillë si Top Gun, Batman Forever, The Doors, Heat dhe Tombstone, ndërsa paraqitja e tij e fundit ishte në Top Gun: Maverick.

Vdekjet që tronditën Hollywoodin në vitin 2025

Diane Lund aktorja tre herë e nominuar për çmimin Oscar dhe nëna e Laura Dern, vdiq më 3 nëntor në moshën 89-vjeçare. Ajo pati një karrierë të gjatë në filma të tillë si Chinatown, Alice Doesn't Live Here Anymore dhe Wild at Heart, si dhe në produksione të mëdha televizive.

Vdekjet që tronditën Hollywoodin në vitin 2025

Udo Kier,aktori gjerman i kinemasë evropiane dhe të pavarur, vdiq më 23 nëntor, në moshën 81-vjeçare. Ai punoi me regjisorë si Lars von Trier, Gus Van Sant dhe Wim Wenders, me role në filma të tillë si My Own Private Idaho dhe Melancholia.

Vdekjet që tronditën Hollywoodin në vitin 2025

Michelle Trachtenberg

Aktorja vdiq më 26 shkurt në moshën 39 vjeç nga komplikacionet e diabetit , sipas
zyrës së mjekut ligjor të New York City. Ajo u bë e njohur për rolet e saj në Buffy the Vampire Slayer dhe Gossip Girl.

Vdekjet që tronditën Hollywoodin në vitin 2025

Pamela Bach, aktorja dhe ish-gruaja e David Hasselhoff, i dha fund jetës më 5 mars në moshën 62-vjeçare. Pamela Bach u gjet e vdekur nga një plagë me armë zjarri në kokë që e kishte shkaktuar vetë. Sipas autoriteteve, në vendngjarje nuk u gjet asnjë shënim vetëvrasës. Aktorja e ndjerë kishte luajtur në seriale të tilla si Knight Rider, Baywatch dhe Cheers.

Vdekjet që tronditën Hollywoodin në vitin 2025

Muzikantët

Ozzy Osbourne

Vokalisti i Black Sabbath vdiq më 22 korrik, në moshën 76 vjeç. Vetëm pak javë para vdekjes së tij, ai u ngjit në skenë për herë të fundit në Birmingham, para 40,000 fansave, në koncertin e tij të lamtumirës me Black Sabbath. Sipas certifikatës së vdekjes, muzikanti vdiq nga arresti kardiak, infarkti akut i miokardit, sëmundja e arteries koronare dhe ndërlikimet nga sëmundja e Parkinsonit. Osbourne ishte një nga pionierët e skenës së heavy metal dhe u nderua dy herë me pranim në Sallën e Famës së Rock and Roll.

Vdekjet që tronditën Hollywoodin në vitin 2025

Këngëtari D' Angelo , një artist ikonik i R&B dhe pionier i lëvizjes neo-soul, ndërroi jetë më 14 tetor në moshën 51 vjeç, pas një beteje të gjatë me kancerin e pankreasit. Ai kishte realizuar albume të suksesshme si Brown Sugar, Voodoo dhe Black Messiah dhe kishte fituar katër çmime Grammy.

Vdekjet që tronditën Hollywoodin në vitin 2025

Kantautori britanik Chris Rea vdiq më 22 dhjetor, në moshën 74-vjeçare. Ai kishte hite të shumta si "Road to Hell", "On the Beach" dhe "Driving Home for Christmas".

Vdekjet që tronditën Hollywoodin në vitin 2025

 

Tags:

hollivud

Poll