Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka ndarë një nga rrëfimet më të ndjera të jetës së tij, duke e cilësuar 2025 si vitin më të bukurin që ka përjetuar ndonjëherë. Arsyeja nuk lidhet me sukseset profesionale apo vlerësimet artistike, por me një fitore shumë më të thellë personale: djali i tij ka hequr dorë nga droga pas shumë vitesh beteje. Në një dëshmi të sinqertë, Malkaj shprehet se kjo ka qenë sprova më e vështirë e jetës së tij si prind. Vitet e mbushura me ankth, dhimbje dhe frikë kanë lënë gjurmë të thella, por sot ato janë zëvendësuar nga shpresa dhe lehtësimi që sjell një fillim i ri.
Aktori thekson se varësia është një plagë që prek jo vetëm individin, por gjithë familjen, duke e kthyer çdo ditë në një përballje të heshtur. Megjithatë, ai beson se asgjë nuk është e humbur, edhe pas shumë vitesh errësirë, nëse ekziston vullneti për ndryshim dhe mbështetja e duhur. “Ky është viti më i bukur i jetës sime”, shprehet Malkaj, duke nënvizuar se rikthimi i djalit në një rrugë të shëndetshme është dhurata më e madhe që mund të merrte ndonjëherë.
Rrëfimi i tij në emisionin ""Now" të Erla Mëhillit në Euronews, erdhi natën e ndërrimit të viteve si një mesazh shprese dhe force për prindërit dhe familjet që përballen me të njëjtin realitet, duke treguar se beteja me varësinë është e vështirë, por jo e pamundur.

