MAGAZINË /

200 mijë shkarkime në ditë/ Fiber AL, platforma shqiptare që po zëvendëson TikTok-un me ritme të shpejta

Fiber është një rrjet social inovativ që po përhapet me ritme të shpejta, duke arritur mbi 200 mijë shkarkime brenda vetëm pak ditësh.

Shkruar nga Versus

200 mijë shkarkime në ditë/ Fiber AL, platforma shqiptare që

Që prej muajit mars, rrjeti social TikTok është bllokuar nga qeveria shqiptare në të gjithë territorin e vendit, një vendim që ka shkaktuar reagime të shumta.

Disa e përshëndetën si një hap të domosdoshëm, ndërsa të tjerë e kritikuan ashpër për ndërhyrje në lirinë digjitale.

Megjithatë, duket se boshllëku i lënë nga TikTok nuk ka mbetur i pambushur. Një platformë e re, plotësisht shqiptare, po fiton terren me shpejtësi marramendëse: Fiber AL.

Fiber është një rrjet social inovativ që po përhapet me ritme të shpejta, duke arritur mbi 200 mijë shkarkime brenda vetëm pak ditësh.

Emra të njohur të skenës së rrjeteve sociale si Alex Visha, Samy Dubai, Kozaku, Xheneta Fetahu dhe të tjerë janë tashmë pjesë e kësaj platforme, duke tërhequr mijëra ndjekës dhe një sasi të konsiderueshme të ardhurash nga dhuratat virtuale.

Një ngjarje që tërhoqi vëmendjen ishte ajo e Samy Dubai, i cili fitoi 175,000 dollarë për vetëm 5 minuta gjatë një loje live në Fiber. Kjo është vetëm një dëshmi e potencialit të madh që ofron kjo platformë.

Fiber ofron të njëjtat funksione si TikTok – ndarje videosh, fotosh, statuseve dhe përmbajtjes me pagesë – por shkon edhe më tej. Ajo integron lojëra live me shpërblime reale, ku janë shpërndarë mbi 170,000 euro vetëm në një sesion loje.

Përdoruesit mund të fitojnë para jo vetëm nga përmbajtja e tyre, por edhe përmes dhuratave virtuale që mund të dërgohen madje edhe në mënyrë anonime.

Pra, mbyllja e TikTok-ut nuk duket më si një humbje e pakompensueshme, për aq kohë sa iniciativa të reja shqiptare si Fiber AL po tregojnë se teknologjia dhe krijimtaria vendase kanë potencial për të ndriçuar më shumë se një skenë lokale./Versus.al

Poll