
Aktori i humorit Agron Llakaj ndau me ndjekësit një moment shumë të veçantë, duke i dedikuar fjalë mbesës së tij, Adea-s. Adea sapo ka përfunduar ciklin e mesëm dhe është diplomuar, një arritje që e ka emocionuar shumë gjyshin e saj.
Por ajo që e bëri këtë ditë edhe më speciale, ishte zgjedhja e veçantë e Adeas për veshjen: ajo vuri fustanin e gjyshes së saj, Kostandina, e cila ndërroi jetë në maj të vitit të kaluar.
Në postimin e tij, Agron shprehet me shumë emocion:
“Zemra ime Adea, nje emocion i jashtezakonshem ne diten e ceremonise se mbylljes se rruges 12 vjecare te dijes. M’i mbushe syte me lote o dashuri…Ajo qe te dha gjithcka, dashurine, sakrificen dhe mundin, Nina jote qe te rriti e shoqeroi si femijen e vet, nuk mungoi as dje…Ne kete ceremoni ti zgjodhe te vishje fustanin e Saj dhe une u mallengjeva pa mase, sa bukur gjete te shprehesh mirenjohje ndaj Saj. Ajo ishte e para nga ne qe meritonte falenderimin e mirenjohjen e ti e solle me aq fantazi dhe shume dashuri. Suksese dashuri e gjyshit…, qofsh e plotesuar gjithmone. Bekimet dhe urimet e Nines nga atje lart, nuk do te mungojne kurre per ty! Sa shume te dua!”








