Cristiano Ronaldo ka ndarë gjatë karrierës së tij shumë momente personale me fansat, por tani jeta e tij duket se po hyn në një fazë të re. Partnerja e tij prej rreth nëntë vjetësh, Georgina Rodriguez, duket gati të bëhet bashkëshortja e tij e përjetshme.
Në një postim në Instagram, Georgina publikoi një foto ku dorën e saj e kishte mbi dorën e Ronaldos, duke mbajtur një unazë, dhe shoqëroi foton me mesazhin: “Po, dua. Në këtë jetë dhe në të gjitha jetët e mia të tjera.” Ky mesazh tregon qartë se Ronaldo i ka bërë propozim për martesë Georginës.
Çifti u njoh në vitin 2016, kur Georgina punonte në një dyqan Gucci në Madrid dhe Ronaldo erdhi aty për të blerë. Pas këtij propozimi, Ronaldo duket i gatshëm të përkushtohet më thellë ndaj familjes së tij dhe të kalojë më shumë kohë me të dashurit, përfshirë fëmijët e tij.
View this post on Instagram
Ky hap i ri në jetën personale të yllit portugez mund të sinjalizojë edhe një perspektivë të ardhshme që përqendrohet më shumë në familje dhe ndoshta një pensionim të afërt nga futbolli.







