MAGAZINË /

Akuzat e babait të Selin për Mirin, flet për herë të parë vëllai i këngëtarit

Flori u shpreh se nuk u ka ardhur mirë nga deklaratat, por kanë zgjedhur t’i shohin me gjakftohtësi, duke shtuar se publiku ka të drejtë të japë opinione, por askush nuk mund ta gjykojë një person pa e njohur në jetën jashtë.

Shkruar nga Versus

Akuzat e babait të Selin për Mirin, flet për herë të

I ftuar në emisionin BB Fan Club, Flori Shahini, vëllai i banorit të Big Brother VIP të njohur si Miri, ka folur për rrugëtimin e tij në shtëpi dhe për komentet që janë bërë ndaj tij gjatë lojës.

Ai u ndal veçanërisht te akuzat e ardhura nga babai i Selin, duke theksuar se familja e tyre i ka pritur me qetësi dhe nuk i konsideron të vërteta.

Sipas Shahinit, ata e njohin Mirin shumë më mirë se çdo koment që mund të bëhet brenda shtëpisë dhe besojnë se shumë situata janë pjesë e strategjive të lojës për të krijuar dinamika dhe për të tërhequr vëmendje gjatë spektakleve “Prime”.

Flori u shpreh se nuk u ka ardhur mirë nga deklaratat, por kanë zgjedhur t’i shohin me gjakftohtësi, duke shtuar se publiku ka të drejtë të japë opinione, por askush nuk mund ta gjykojë një person pa e njohur në jetën jashtë.

Ai përfundoi duke theksuar se çdo banor brenda shtëpisë përfaqëson veten dhe jetën e tij, ndaj sipas tij nuk ka vend për paragjykime apo etiketime.

'Për aq kohë sa ne jemi të bindur që ato gjëra s’janë të vërteta nuk kemi pse t’i marrim në konsideratë. Jemi shumë të qetë, sepse ne e njohim Mirin shumë herë më mirë se çfarë mund të flasin aty brenda. Në “BBV” shumë gjëra janë në kontekstin e lojës, për të krijuar një strategji, një dinamikë, për të dalë në ‘Prime’. Nuk është se na erdhi mirë, por e menduam më qetë, më me gjakftohtësi, asgjë s’është e vërtetë. Aty brenda është një lojë, s’ka pse gjërat të merren me tendencë dhe s’ka pse të merren gjërat me opinionin e publikut. Publiku ka të drejtë të flasë, të japë mendime dhe opinione por një pjesë e publikut të japë mendimin që “ky është kështu”, pa e ditur fare se si është ai në jetën jashtë…Askush nga ne s’ka të drejtë të futet në lëkurën e dikujt, aty gjithësecili përfaqëson jetën e vet' është shprehur Flori Shahini./Versus.al

Poll